Shkoi për të bërë testin e COVID-19, por u shtrua urgjent! Modeli shqiptar me tuba në fytyrë publikon videon nga spitali!

Pak ditë më parë ai bëri me dije se do t’i vijë në ndihmë Shqipërisë duke dërguar 200 mijë maska për të gjithë mjekët shqiptarë, të cilët i konsideron heronj. Por dje modeli shqiptar Rolando Lekaj, i cili është martuar prej dy vitesh me biznesmenen nga Kina, ka dhënë lajmin e trishtë se është shtruar në spital për të bërë kontrollet e nevojshme për koronavirusin.

Në një video të publikuar nga “Dosja” ai shprehet se shkoi për një kontroll rutinë në spital, kur papritur mjekët e shtruan urgjent. Ai kishte qëndruar për 14 ditë në shtëpi, pasi ishte kthyer nga Gjermania me avion, ku kishin rezultuar dy persona të infekuar. Në video, Lekaj shfaqet me tuba në fytyrë për ta ndihmuar për frymëmarrjen. Ai shprehet se situata është shumë serioze ndërsa bën thirrje të kemi kujdes.

“Jam në spital që ditën e hënë. Erdha për arsyen se mbarova karantinimin për 14 ditë dhe duhet të bëja analizat të sigurohesha që nuk kam asgjë të keqe. Unë mendoja se do të vija për analizat dhe do të shkoja në shtëpi, por është shumë ndryshe nga sa e mendojmë. Në momentin që kam ardhur në spital deri sot që bëra analizat shyqyr që ishte negative”.

Ai shprehet se për 3 ditë nuk ka fjetur sepse kishte frikë se mos testi i dilte pozitiv. Rolando thekson se kishte frikën e djalit dhe bashkëshortes, por fati i buzëqeshi.

“Mos e merrni si shaka, ju betohem është shumë e rrezikshme”, thotë modeli shqiptar ndër të tjera.

Pak ditë më parë, në një status në Facebook, Lekaj bëri me dije se do të dërgojë 200 mijë maska drejt Shqipërisë, për të gjithë mjekët, të cilët i konsideron heronj.

“Kam nderin dhe kënaqesinë të ndaj me ju miq e të dashur këtë lajm të mirë për Shqipërinë tonë të dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në këto ditë të vështira. Së shpejti do arrijnë nga Kina 200.000 maska mbrojtëse për HERONJTË TANË (DOKTORËT) që po luftojnë me armikun e padukshem në vijën e parë të luftës. Për Shqipërinë që duam duhet që gjithë bashkë të bëjmë aq sa është e mundur. Të qëndroni sa më shumë në shtëpi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë”, shkruante Rolando Lekaj.

Video