Si reagon dushi ndaj koronavirusit? Na mbron më shumë apo më pak? Instituti i Shëndetit Publik bën me dije një tjetër fakt që ndoshta njerëzit e kanë besuar gabim deri tani.
Sipas ISHP-së, COVID-19 nuk parandalohet nëse bëni rregullisht dush apo edhe nëse laheni në vaskë.
Në një postim në rrjetet sociale, ISHP shkruan:
Covid-19 nuk parandalohet nëse ju bëni rregullisht dush apo laheni në vaskë. Temperatura normale e trupit tuaj qëndron midis 36.5 dhe 37, pavarësisht temperaturës së ujit në vaskë apo dush.
Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga COVID-19 është larja e shpeshtë e duarve.
Duke bërë këtë, ju elimononi viruset të cilat mund të ndodhen tek duart tuaja si dhe të evitoni infeksionin që mund të ndodhë nga prekja me to e hyndës, gojës apo syve.