I ftuar në Provokacija” mjeku infeksionit Tritan Kalo ka theksuar edhe njëherë kujdesin që qytetarët duhet të kenë për koronavirusin, pasi në vendin tonë janë konfirmuar tashmë rastet e para.
“Nëse vë dorën në një sipërfaqe kur dikush ka teshtirë ose ka përdoru dorën për tu mbrojtur dhe ti i jep dorën. Ai virus në dorën e tij mund të qendrojë deri në tre orë. Jo më kot alfa është kujdesi, që të lani duart. Duhet të kesh kujdes që brenda 14 ditëve nëse keni siptoma respiratore të tilla si teshtitje, temperatura, vështirësi në frymëmarrje, mund të informoheni në nurmin 127 dhe të thoni që unë jam një idnivi që kam patur kontakt me një person që ka qenë në këto zona. Vetëizolohuni për 14 ditë që të evitoni kontaktet.
Ne nuk kemi asnjë rast nga shqiptarët ose qytetarët e tjerë që kanë ardhur në Shqipëri nga Kina që të kenë shfaqur siptoma. Rastet që janë aktualisht janë persona që kanë patur kontakt me të sëmurë nga Italia sepse nuk është treguar i njëjti kujdes nga autoritetet italiane, nga vetë shqiptarët duke e gjykuar se Italia është më pak e kërcënuar se Kina. Ato informacionet e dhëna përditë nga mjekët në televiizone të ndryshme nuk janë fiksuar në kohë”, u shpreh mjeku.
Më tej Kalo është ndalur edhe tek trajtimet që përdoren për të prekurit me virusin e ri.
“Edhe të prekurit, 97% shërohen plotësisht. Shërohen me ndihmë mjekësore, duke marrë trajtime që janë në protokoll, vitamina. I krijohet mundësia organizmit që të përballet me një agresion të tillë. Nëse ka një prekje pulmonare të dyshimta të mbivendosjes bakteriale, ne që në fillim u vendosim shtesa në mjekim anti-bakteriale. Covid-19 ende nuk ka protokolle anti-covid 19.
Shanset për të prevoluar në rastet më të rënda janë më të pakta nëse ndihma është më e shpejtë. Izolimi në një mjedis spitalor, konsultimi dhe dhënia e ndihmës nga një personel i caktuar. Më pas asistenca nëse ka nevojë për oksigjen, dhe anti viralë. Ardhja e shpejtë në spital që në siptomat e para”, deklaroi mjeku.