Një ngjarje tragjike ka ndiodhur ditën e sotme në Librazhd, ku vëllai ka gjetur vdekjen teksa kiste shkuar për të varrosur motrën.
Tragjedia e dyfishtë ndodhi paraditen e sotme në Hotolisht të Librazhdit, ku 51-vjeçari Avni Duka nga Durrësi gjeti vdekjen teksa kishte shkuar ti jepte lamtumirën e fundit motrës së tij.
Teksa e motra do përcillej në banesën e fundit në fshatin Dardhë të Hotolishtit, Duka i cili jetonte ka gjetur vdekjen.
Dyshimet paraprake janë përqendruar në pistën e arrestit kardiak, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
Paraprakisht dyshohet se 51-vjeçari si pasojë e ngarkesës emocionale nga vdekja e motrës, ka pësuar goditje në zemër.
Gjithsesi për të zbardhur më shumë detaje mbi ngjarjen, priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. /a.y/noa.al