Rezarta Hajdari humbi jetën teksa flite në dhomë në krah të bashkëshortit të saj, Olsit, për shkak të monoksidit të karbonit. Helmimi ka ardhur si pasojë e prushit që çifti mbante në dhomën e gjumit.
Ky është konkluzioni në të cilin kanë arritur autoritetet pas realizimit të autopsisë në trupin e Rezartës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 dhjetor vetëm 5 ditë pasi 27 vjeçari dhe 19 vjeçarja ishin martuar. Vajza u gjet e pajetë në krevat, ndërsa djali në gjendje të rëndë nga familjarët e tyrë.
Fillimisht u dyshua se çifti ishte vetëhelmuar, por pasi kjo pistë u hodh poshtë, familjarët e viktimës nuk përjashtuan as mundësinë e vrasjes, por hetimet tregojnë të kundërtën. Rezarta ka humbur jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.