
Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga grabitja e ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.
Sipas burimeve të Fax Web, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e familjes Gega dhe kanë dhunuar familjarët. Mësohet se pre e dhunës ka rënë e zonja e shtëpisë, Jetmira Gega, e cila është edhe shtatzënë.
Ajo ka qenë në shtëpi bashkë me dy fëmijët e saj në momentin që maskat kanë mësyrë brenda. Burimet bëjnë me dije se personat e maskuar kanë dhunuar dhe i kanë prerë flokët Jetmira Gegës. Bashkëshorti i saj nuk ishte në banesë në momentin e ngjarjes, pasi punon roje në një HEC.
Jetmira Gega fillimisht ka njoftuar kryeplakun e fshatit për ngjarjen, ndërsa në banesë janë paraqitur edhe forcat e policisë.
Gega është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i është marrë edhe dëshmia. “Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.