Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve.
Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues.
Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit.
E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull.
Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve.
Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit.
Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre.
Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë.
Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800.
Si të kujdeseni
Tanimë ato janë kthyer në një traditë ku shkëmbehen dhe në formën e dhuratave që t’i kesh sa më gjatë në shtëpi është një kënaqësi më vete.
Për këtë ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta.
Si ta ujisni
Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë.
Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë.
Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.
Temperatura e duhur
Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi.
Mbajini në vende të ngrohta e me diell.
Si ta ruani pas festave
Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10cm.
Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj.
Mos harroni në verë duhet të mbani në një vend të freskët.