Më në fund ata kanë vendosur të prezantojnë djalin e tyre.
Në prill të këtij viti aktori shumë i njohur turk Burak Ozçivit ose siç njihet ndryshe Kemali, dhe bashkëshortja Fahriye Evcen u bënë prindër për herë të parë.
Në jetë erdhi një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Karan.
Pas lindjes së Karanit, çiftit iu ofruan miliona para për të publikuar foto të vogëlushit në revista prestigjioze turke e jo vetëm, por ata nuk pranuan.
Për muaj me rradhë Burak dhe Fahriye e kishin mbajtur djalin larg rrjeteve sociale, por më në fund ky rregull është thyer.
Fahriye ka publikuar sot tre foto me vogëlushin duke treguar për herë të parë fytyrën e tij ëngjëllore.
“Karani im. Kapiteni i anijes kozmike”, shkruan Fahriye.