Një aksident me pasojë plagosjen e një 43-vjeçari është regjistruar paraditen e sotme aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd . Burime nga vendngjarja i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Fatmir Popja se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Prrenjasit .
Në aksident është përfshirë një auto veturë tip Fiat Punto me targë YHA 2933 dhe një BMË X3 me targë AA 710RZ dhe për pasojë shtetasi Astrit Çoça ,drejtuesi i Fiat Punto ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve që sollën aksidentin. Drejtuesi i automjetit Fiat Punto ,emigrant në Greqi i cili ishte kthyer në vendlindje javën e kaluar është transportuar me urgjencë për ndihmë dhe trajtim mjekësor në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Elbasan pasi gjendja e tij paraprakisht paraqitet kritike.
Automjeti me të cilin ai po udhëtonte është shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën ballore.