Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “Dance with me”, Gent Zenelaj tha se e bija e tij 4 vjeçe e akuzon gjithmonë që nuk i flet nga ekrani dhe se vjen vonë në shtëpi. Kështu që pas përfundimit të një performance, aktori i dërgoi një mesazh Arias.

Genti i premtoi se këtë mbrëmje kur të shkojë në shtëpi do i lexojë një përrallë dhe i tregoi se është akoma në punë.

“Alketa meqë ishim tek fëmijët të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd që të bëj një përshëndetje të vogël sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe më gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra babit të dua shumë! Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë”, tha Genti.




ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.