Ura e dëmtuar në Dragostunjë në segmentin Librazhd–Prrenjas, është shembur sot me mjete të rënda dhe masa të rrepta sigurie. Ura ishte dëmtuar rëndë nga rrëshqitja e tokës dhe rrugës në këtë segment, çka solli bllokimin e tij nga dita e shtunë.
Autoritetet po planifikojnë ndërtimin e një ure të re, më të qëndrueshme dhe të përshtatur me kushtet gjeologjike të terrenit.

Zhvendosja e rrugës dhe çarja e shtresave mbajtëse e bënë të pamundur çdo riparim, si dhe hapjen e një bypass-i provizor. Një ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se një rrugë e re provizore me gjatësi rreth 1,3 km do të hapet në këtë zonë përgjatë hekurudhës, për të bërë të mundur qarkullimin nga Librazhdi drejt Prrenjasit.
Ndërkaq, nuk ka ende një afat kur do të jetë gati kjo rrugë që do të zhbllokonte lëvizjen në këtë aks drejt juglindjes. Aktualisht, lëvizja për mjetet e vogla vijon nga rruga Elbasan, Gramsh, Moglicë, Lozhan, Maliq. Ndërsa për mjetet e rënda të transportit të mallrave, autoritetet këshillojnë hyrjen dhe daljen përmes pikave doganore të Bllatës dhe Kakavijës.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.