Babai godet me thikë vajzën/ Ndërhyri të parandalonte ngjarjen, mbetet i plagosur edhe kolegu i saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës, ku babai, shtetasi Mikel Ndoi, plagosi me thikë të bijën, Xh.Ndoi.

Mësohet se babai, 56-vjeçari Mikel Ndoi ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punon e bija dhe e ka goditur me thikë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ka goditur edhe një person tjetër, punonjës në të njëjtën agjenci.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. 56-vjeçari ndodhet ende në arrati.