Rrëshqitjet kanë shkaktuar dëme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore në fshatin Spathar të Librazhdit.
Lëvizjet e tokës nisen dy ditë më parë, ndërsa fenomeni u riaktivizua me intensitet më të madh ne ditën e dytë.
Në orët e vona të pasdites, situata u përkeqësua ndjeshëm, kur rrëshqitja përfshiu një bllok të tërë banimi, kryesisht në Lagjen Hoxha. Sipas Emergjencave Civile të Bashkisë Librazhd shtatë banesa janë dëmtuar rëndë dhe konsiderohen të pabanueshme.
Kjo zonë gjendet pranë ish-depos së furnizimit me ujë të Qytetit Librazhd.
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.