Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Tiranë–Elbasan”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas Policisë Rrugore, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. G., 24 vjeç, ka përplasur një automjet tjetër me drejtues R. M., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit, një pasagjere ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çështja është referuar në Prokurori.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.