Skandali në Librazhd! Falsifikohet firma e gruas dhe vajzës 10-vjeçare, burri përfundon në burg

Lidhur me ngjarjen aksidentale, të ndodhur në familjen Burza në Gizavesh të Librazhdit, nga dëshmitë e familjes, fqinjëve dhe vajzës 10-vjeçare rezulton se nuk ka pasur asnjë akt dhune, dhe gruaja, Fatushja nuk e ka denoncuar kurrë burrin e saj.

Policia ka nisur hetimet, pa u bazuar në prova reale, duke marrë në konsideratë vetëm deklaratat e falsifikuara nga OPGJ.

Gazetari-Ti thua këtu “konstatoj, që ajo nuk ka shkollë”.Si ka firmosur këtu? A mund ta di? Ti ke rënë me këmbët e tua brenda…,ka firmosur vajza e vogël këtu, se zonja nuk di të shkruajë.

Opgj Eduard Laçi- A mund të drejtohesh…? Patjetër!

 Gazetari-Po,mo, po s’mund të montohet një procedurë penale dhe të sillni një hall tek një banor! E kupton? Bëhet panorama, je polic, je i ri, shikohet…zonja e ka thënë këtë indicie, sepse unë zonjën e kam këtu dhe thotë jo, jam vrarë me dru, kam shkuar në spital dhe aty i kanë bërë letrat si ju ka dashur qejfi. Tani, për statistikë, unë e di si funksionon.

Opgj Eduard Laçi-Do t’ua japim të gjitha. Drejtoju Drejtorisë Vendore…!

Gazetari-S’mund të ma diktosh mua punën me shkrim, të përgjigjem me gojë, s’të përgjigjem!!! Për çfarë dole këtu? Për t’u tallur?!

Opgj Eduard Laçi-Në mënyrë absolute, ne nuk tallemi.

Gazetari-Mos dilje, i thoje zonjës me shkrim, mbaronte puna!

Opgj Eduard Laçi- Prandaj dola, që të komunikoj me ju dhe t’ju them…,absolutisht…

Gazetari-Të lutem, se është shumë …provat janë, s’ke çfarë bën, çfarë do bësh pastaj, që ke montuar këtë çështje?

Opgj Eduard Laçi-Absolutisht, unë kam detyrë, të jap shpjegime pranë institucioneve të mia…

Gazetari-Po zonja nuk di të shkruajë. Ti e ke konstatuar këtu, këtu thua, që nuk ka shkollë. Kush ka firmosur këtu?

Opgj Eduard Laçi-Dëgjo! Ka mundësi…?

Gazetari-Po jo mo, se është absurde. Ka mundësi, një njeri, që nuk di të shkruajë, si ka firmosur këtu Fatushe Burza…? Kush ka firmosur?

Opgj Eduard Laçi-Patjetër..! Bëj një kërkesë me shkrim edhe të përgjigjem..!

Gazetari-Unë këtu, ti më thua, “bëj kërkesë”!

Opgj Eduard Laçi-Më fal, se kam punë! Më fal, se kam punë…!

Gazetari-Po pra, duket…duket, që e ke bërë lëmsh…

Opgj Eduard Laçi-Tani, a mund të më falësh?

Gazetari- Se po të ishe në rregull, vije këtu zotëri. Po zonja ka denoncuar, ka thënë, që më ka goditur burri me dru, i është marrë, ja ku është…,nuk ka firmosur ajo, ka proçedura të tjera, kur nuk di tjetri as të shkruajë, as të lexojë…

Opgj Eduard Laçi-Patjetër!

Gazetari-Si patjetër….? Kush ka firmosur në emër të zonjës, zotëri?

Opgj Eduard Laçi-Tani do të jap shpjegime, mund, mund, absolutisht..! Mund të bësh, patjetër…!

Avokati Llangozi shpreh shqetësim për procedurat e parregullta, duke theksuar, se personat me aftësi të kufizuara, duhet të trajtohen me kujdes dhe me përfshirjen e ekspertëve psikologë dhe psikiatër para nisjes së ndonjë procedimi penal./tvklan.al