Bukuroshet e Miss Globe “pushtojnë”Librazhdin, sjellin super atmosferë me perfomancat e tyre

Në Librazhd, Kryetari i Bashkisë Mariglen Disha priti pjesëmarrëset e aktivitetit ndërkombëtar “Miss Globe”, një event që përfaqëson jo vetëm bukurinë femërore, por edhe vlerat kulturore dhe turistike të vendit tonë. Ky organizim i veçantë solli në qytet përfaqësuese nga shumë vende të botës, duke e kthyer Librazhdin në një pikë takimi të kulturave dhe mikpritjes shqiptare.

“The Miss Globe Talent Show solli në Librazhd magjinë e një spektakli ndërkombëtar. Konkurentet nga pesë kontinentet e botës ndezën skenën e qytetit me performancat e tyre, duke sjellë talentin dhe kulturën e vendeve që përfaqësonin. Librazhdi ishte në qendër të vëmendjes dhe mikpritjes ndërkombëtare, duke ndërthurur kulturën vendase me atë botërore- shprehet kryetari i bashkise Disha.

Eventi “Miss Globe” jo vetëm që nderon estetikën dhe elegancën e gruas, por i jep jehonë edhe potencialit të turizmit malor në zonën e Librazhdit. Vajzat finaliste, të rrethuar nga natyra, mikpritja dhe historia e kësaj treve, përçuan nëpër botë një imazh pozitiv dhe të veçantë të Shqipërisë si destinacion turistik.

Një nismë që tregon se Librazhdi është gati të mirëpresë aktivitete të mëdha me rëndësi ndërkombëtare, duke u shndërruar në një qendër të promovimit të turizmit dhe vlerave të bukurisë dhe kulturës shqiptare.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1391102886353087&set=pcb.1391103216353054