Sherr mes gjimnazistëve, të rinjtë nxjerrin thikat, policia jep detajet: Tre 16-vjeçarë të plagosur

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një gjimnazi në Kamëz.

Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamëz, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.