Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit.
Në reagimin në rrjetet sociale, Rama shprehet se “u shkulën të gjitha ngrehinat e tokës së xanun dhe do të vijojë kthesa e re për Rilindjen Urbane 2.0.”.
“Mirëmëngjes dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.