Sunday , August 17 2025

Pse lidhjet e sotme përfundojnë në ndarje? Ekspertët tregojnë të vërtetën e ‘hidhur’!

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Sipas një profesori të psikologjisë sociale, ne thjeshtë jemi idealistë. Eli Finkel, i cili ligjëron në Universitetin Northwester, beson se ne presim shumë nga një lidhje romantike dhe duhet t’i zvogëlojmë pritshmëritë tona për të qenë të kënaqur.
Ai beson se ndryshimet më të mëdha të pritshmërive martesore gjatë 100 viteve të fundit kanë shtuar presion të madh mbi çiftet. Finkel thotë se nuk duhet të keni turp të kërkoni më pak nga partneri dhe se duhet t’i zvogëloni pritshmëritë në lidhje për të qenë të lumtur.
“Shumë njerëz ngatërrojnë pritshmëritë me standardet. Pritshmëritë projektojnë versionin tënd ideal tek dikush tjetër. Standardet janë një sërë besimesh, sistem vlerash dhe trajtimesh që ti pret t’i shohësh në një individ që ti zgjedh”-thotë Chris Seiter, një këshillues marrëdhëniesh dhe specialist ndarjesh.