Monday , August 18 2025

“Ka mbetur e paralizuar pas ishemisë”, Egla Ceno zbulon si është gjendja shëndetësore e nënës së saj: Po luftojmë…

Aktorja e dashur për publikun shqiptar, Egla Ceno, zbuloi pak ditë më parë një moment të vështirë që po kalonte nëna e saj. Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo tregoi se e ëma kishte përjetuar një ishemi të papritur

Fituesja e “Big Brother VIP 3” tregoi gjithashtu se falë ndërhyrjes së mjekëve, nëna e saj ishte më mirë.

Ndërkohë një ditë më parë, Egla ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj dhe pyetja e parë që i kanë bërë ka qenë pikërisht në lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së saj.

“Si është mami Egla?”, ishte pyetja drejtuar aktores së njohur, e cila ka zbuluar se ajo është jashtë rrezikut, por ka ngelur e paralizuar.