Wednesday , July 9 2025

Elbasani mirëpret Festën e Miqësisë – Sheshi Gensher kthehet në zemrën e festës nga 11 deri më 13 korrik

Elbasani hap dyert për ngjarjen më të ngrohtë të verës – Festa e Miqësisë, e cila do të zhvillohet nga data 11 deri më 13 korrik në sheshin “Gensher”, duke e kthyer këtë hapësirë në zemrën e gjallë të festës dhe argëtimit.

Për tri netë me radhë, qyteti do të pulsojë me muzikë live, shfaqje artistike dhe aktivitete të ndryshme duke bërë së bashku banorët e Elbasanit dhe miqtë nga gjithë Shqipëria në një atmosferë të paharrueshme mikpritjeje.

“Elbasani pret Festën e Miqësisë! 🍻🎶

Nga data 11 deri më 13 Korrik, Sheshi “Gensher” kthehet në zemrën e festës! 🎤🔥

Lorenc Hasrama, Mateus Frroku, West Side Family, Eranda Libohova, Rea Nuhu, Aroilda, 3 Musketjerët, Renis Gjoka dhe shumë të tjerë na dhurojnë tre netë plot muzikë, miqësi dhe atmosferë të paharrueshme! 🎊”- bën të ditur kryetari i bashkisë Llatja.

Organizuar nga Bashkia Elbasan dhe mbështetur nga partnerë të shumtë, kjo festë synon të forcojë dhe të promovojë vlerat e bashkëjetesës dhe të theksojë traditën e mikpritjes që e karakterizon Elbasanin.

Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e një feste unike që përçon dashuri, unitet dhe emocione pozitive në zemër të qytetit!

Elbasani ju pret!