Sunday , March 9 2025

Elbasan/ U largua nga shkolla në drejtim të shtëpisë, 7-vjeçari gjendet brenda 10 minutave

Sqarim i opinionit publik!

Rreth orës 10:00 të ditës së sotme një nxënës i klasës së dytë është larguar nga ambientet e shkollës “Naim Frashëri” duke u nisur i pashoqëruar drejt shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të fluksit të madh të prindërve, mësues e nxënës që ndodheshin në oborrin e shkollës duke përcjellë urimet e festës.
Pas rreth 15 minutash fëmija u gjet, falë bashkëpunimit të mësuesve, prindërve dhe punonjësve të policisë.
Ngjarja padyshim është e pajustifikueshme dhe do të kërkojë një menaxhim më të mirë sigurie në të ardhmen.
Falenderojmë të gjithë opinionin publik dhe mediat për ndjeshmërinë e treguar duke publikuar menjëherë njoftimin, me qëllimin e vetëm të gjetjes së fëmijës.
ZVA Elbasan gjen rastin t’i tërheqë vëmendjen çdo shkolle, çdo drejtuesi, çdo mësuesi apo stafi ndihmës, të forcojnë masat për garantimin e sigurisë së fëmijëve si dhe koordinim më të mirë me prindërit.
Shëndeti dhe siguria e çdo nxënësi është prioriteti kryesor i punës tonë.