Ditën e sotme pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë sërish ulje të temperaturave në territorin Shqiptar.
Kthjellimet do të jenë presente në 75% të territorit, ku herë pas here priten kalime vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore – juglindore. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët, por të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.