Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ka publikuar një mesazh që i ka ardhur në rrjete sociale, me rastin e 8 Marsit. Një ndjekëse e ka ofenduar dhe mes të tjerash i ka shkruar: “8 Marsin tjetër e hëngsh në dhe”. Pasi ka bërë publik këtë mesazh, Olsa ka shkruar se do donte ta festonte këtë ditë, por në fakt gratë janë të parat që nuk duan njëra-tjetrën. Ajo ka shtuar se gruaja që i ka nisur një mesazh të tillë, as nuk e njeh.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/03/Screenshot_20210222-123440_Facebook.jpg?fit=618%2C438&ssl=1)
“Doja shumë të festoja këtë 8 mars, por ne vajzat dhe gratë jemi të parat që nuk duam njëra-tjetrën. 8 marsin tjetër e hëngsh në dhe, nuk di Zot i madh mëshirë. Kjo është një grua se di a është nënë, e shihe pak me çfarë urrejtje ka ndaj meje, nuk më njeh fare po fare”, ka shkruar Olsa.
![](https://i2.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/03/640-0-604621950e4c2.png?fit=577%2C1024&ssl=1)