5 vjet të martuar, Big Basta per Vesa Lumën: Si të hash makarona çdo ditë, ka ardhur moment…

Këngëtari i njohur shqiptar Big Basta është treguar romantik sot me publikimin e një fotoje me bëshkëshorten e tij Vesa Luma. Ai shfaqet duke e vështruar me shumë dashuri atë, dhe deri këtu është gjithçka në rregull pa shkuar te komenti në foto. Me pak fjalë Big Basta na ka treguar me shaka sesi është të jesh i martuar për 5 vite rresht me Vesa Lumën.

Ai shprehet se të shohësh të njëjtën fytyrë çdo ditë, është si të hash makarona përditë.

“Me te njejten fytyre ne krah gjithe keto vite, njesoj si te kesh makarona perdite, te ben dem… ka ardhur momenti ta ndrroj ❤️ @vesaluma“, shkruan ai.

Të sigurt jemi që ishte thjesht një shaka nga ana e këngëtarit të njohur, ndërsa jemi kuriozë të dimë përgjigjen e Vesës.