2 momentet më të vështira në jetë, Jonida Maliqi rrëfehet si rrallëhere: Është shumë e vështirë që të…

Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer në rubrikën “Në mundsh” të emisionit “E ardhmja është vajzë”, dy nga momentet më të vështira në jetën e saj. Ajo u shpreh se largimi i motrës nga Shqipëria dhe div0rci nga ish-bashkëshorti me të cilin ka një djalë, ishin dy prej momenteve më të vështira me të cilat është përballur.

 “Imagjinoja që jetën do ta kaloja me ish-bashkëshortin tim. Kam kaluar gjysmën e jetës me ish bashkëshortin, jemi rritur bashkë. Mendoja se do ishim bashkë deri në fund por kur njerëzit nuk gjejnë më mënyrën e duhur për të bashkëjetuar zgjedhin rrugë të ndryshme. Është shumë e vështirë të rritësh e vetme një fëmijë”.- u shpreh Jonida.