Shkelma, grushte dhe 3 kartonë të kuq, plas sherri në Librazhd

Ndeshja Sopoti – Iliria ka sjellë përplasjet e para fizike dhe të dhunshme në futbollin shqiptar. Sfida e luajtur ditën e shtunë përfundoi me shifrat 3-0 për vendasit në Librazhd. Ndeshja nisi me golin e Levendit në minutën e 15 dhe më pas vjen edhe kaosi total.

Në minutën e 33, një ndërhyrje e ashpër e lojtarit të Sopotit, Kopaçi, ndaj Kamara të Ilirisë ka sjellë përplasjen fizike mes dy lojtarëve. Direkt pas incidentit në fushë vrapojnë edhe dy kampet e ekipeve. Mbrojtësi i Ilirisë, Limanaj, për të mbrojtur bashkëlojtarin e tij u përplas fizikisht me Kopaçin ku në zënë ndërhyri edhe zv. trajneri i Sopotit, Xhulio Jaupi.

Të tre u ndeshkuan me kartonë të kuq nga arbitri Latifi. Ndeshja më pas vazhdoi përsëri por loja e ashpër mbizotëroi deri në fund.