Qytetarët e Elbasanit solidarizohen me të prekurit nga tërmeti tragjik (Foto)

Qytetarët e Elbasanit janë solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Durrësit.

Nismës së nisur nga Bashkia Elbasan i janë përgjigjur pozitivisht qytetarët të cilet nuk kanë ngurruar të dhurojnë për bashkëkombasit në nevojë.

Elbasani po tregon vlerat më të larta të qytetarisë. Qytetarë të shumtë, biznese dhe nxënës të shkollave të qytetit janë bashkuar duke sjellë ndihma në batanije, ushqime, ujë e veshmbadhje për njerëzit e prekur nga tërmeti tragjik. Kjo nismë e Bashkise Elbasan dhe të rinjve të Këshillit Rinor Elbasan po vazhdon me sukses edhe sot pranë stendës së ngritur pranë bashkisë.

Qytetaret e Elbasanit do të vijojne edhe përgjatë ditëve në vijim me mbledhjen e ndihmave për njerëzit e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, Thumanë etj.