Protokolli i sigurisë në biznese; 69 monitorime në Elbasan, këshillohen disa subjekte

Nga trupa inspektuese e taskforcës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dega Rajonale Elbasan në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit si dhe institucione të tjera, u kryen 69 monitorime me platformën e re në Google në lidhje me protokollin e sigurisë COVID-19. Të gjitha subjektet që përcaktohen në urdhër rezultuan se janë të mbyllura. Nuk u konstatuan shkelje. Në pjesën më të madhe të subjekteve të monitoruara, zbatoheshin dhe ishin afishuar protokollet.

Në zonat rurale disa prej subjekteve nuk ishin në dijeni për afishimin e protokolleve, këto subjekte u këshilluan. Inspektimet janë kryer duke respektuar ndarjen zonale në qytetet e Elbasanit, Peqinit, Gramshit etj

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan vijoi sot me inspektime dhe monitorime në bashkitë Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe Peqin./ATSH