Një person që udhëtonte në sens të kundërt në rrugën Tiranë-Elbasan është ndaluar nga policia ditën e sotme. Efektivët kanë bërë të mundur parandalimin e ndonjë aksidenti të rëndë që mund të sillte lëvizja e këtij shoferi “të çmendur” në sens të kundërt. Ndërkohë janë gjobitur të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kanë vendosur zinxhirë në goma apo nuk që nuk kishin vendosur goma dimërore, ndërsa gjoba kanë marrë edhe shoferët që përdornin telefonin gjatë drejtimit të mjetit.
Policia e Shtetit apelon të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugordhe udhëzimet e policisë.