Operacion humanitar për 7 mijë familje në qarkun Elbasan. Balla: Ndihmë për të gjithë shtresat në nevojë/ Foto

Postimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla:

Së bashku me Gledin ndoqëm nga afër punën në dy njësi të përgatitjes dhe shpërndarjes të pakove ushqimore që do të vijojnë të shpërndahen në ditët në vijim për familjet në nevojë në Bashkinë Elbasan.

Gjatë këtij operacioni humanitar duhet të tregojmë vëmendje të shtuar sidomos ndaj moshës së tretë duke plotësuar të gjitha nevojat që ata kanë, në mënyrë që të mos dalin nga shtëpitë:

“Në të gjithë qarkun e Elbasanit, deri tani, janë asistuar me ndihmë ushqimore rreth 7 mijë familje. Gjithashtu janë asistuar të moshuarit me barna dhe me shërbime të tjera të cilat ata kanë nevojë.
Do ta vazhdojmë këtë operacion të gjërë humanitar, për t’ju gjendur atyre që realisht kanë nevojë.”

Duhet të qëndrojmë në shtëpi sepse mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin, por cdo qytetar duhet të tregojë solidaritet në këto ditë të vështira. Çdo kërkesë në çdo rast do të verifikohet dhe nuk do të lejohen abuzime:

“Dua t’u them të gjithë atyre që kanë vila e benza të heqin dorë nga të kërkuarit pako ushqimore të cilat nuk u takojnë. Pakot ushqimore janë për ata që janë realisht në nevojë.”

“Kjo është një luftë dhe në luftë duhet të jemi të gjithë bashkë. Atyre që nga ekranet e TV-ve dhe nga rrjetet sociale vijojnë çdo ditë të hedhin vrerë mbi këtë punë kolosale që po bëhet nga këto djem e vajza, dua t’u them: Kjo është një punë që po bëhet me ndershmëri, punë që po bëhet në kuadër të një lufte me një armik të rrezikshëm. Në fund të luftës do të shohim kush kishte të drejtë dhe kush ja fut kot nga mëngjesi bnë darkë”.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja vuri në dukje punën e mirë që është bërë deri tani për të qenë pranë familjeve në nevojë, sidomos përsa i përket komunitetit rom dhe egjiptian, nevojat e të cilëve janë më të mëdha.

“Kemi shpërndarë deri tani 1500 pako ushqimore familjeve në nevojë. Fillimisht asistuam komunitetit rom dhe egjiptian, pasi edhe nevoja e tyre ishte më e madhe. Kemi nisur procesin edhe në njësitë administrative. Ndërkohë kemi mbyllur deri tani rreth 60% të nevojave imediate të qytetarëve të Elbasanit.”

Më pas inspektuam edhe situatën në qytet përsa i përket lëvizjeve, tashmë shumë më të kontrolluara të qytetarëve. Por hasëm edhe dy të moshuar që kishin thyer RREGULLIN E DOMOSDOSHËM për të mos dalë nga shtëpia. Ju kërkuam të kthehen menjëherë në shtëpi dhe të telefonojnë për çdo nevojë.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

? DUHET TË VAZHDOJMË TË ZBATOJMË NJË PËR NJË RREGULLAT DHE TË MBROHEMI NGA KY ARMIK I PADUKSHËM, DERI SA TË DALIM NGA KJO LUFTË E EGËR QË KËRCËNON QINDRA E MIJËRA JETË SHQIPTARE