Në këtë shtet protestohet kështu/ Piknik në rrugë para restoranteve. Nuk lejohen të hanë brenda pa u vaksinuar

Meqenëse green pass është bërë me detyrim, “pa detyrim” por me ndalime të tipit: nuk futesh dot në restorant, në kinema, nëpër shërbimet publike etj, francezët janë ulur në rrugë, para restoranteve. Me mbulesa pikniku, ushqim e pije me vete ata janë ulur në grupe dhe hanë përpara restoranteve ku nuk u lejohet të hyjnë.

Një mënyrë civile për të bërë “revolucion” kundër rregullave absurde që perëndimi i civilizuar po ndërmerr kundër covid-it.

Çfarë do ndodhë në rastin e shërbimit publik urban, teatro e kinema, shkolla dhe shërbime publike?

Mos vallë njerëzimi do ndahet në dy grupe të mëdha? Ata “me vaksinë” dhe ata “pa vaksinë”, ku secili prej grupeve do ndërtojë “territorin” e vet? Kjo të jetë e ardhmja e njerëzimit?