Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka shpërndarë ditën e sotme vizionin për Rilindjen Urbane të Elbasanit 2025. Bëhet fjalë për një projekt ambicioz dhe zhvillimor që do t’i jap Elbasanit një pamje të re, e të bukur. Ky projekt do të ndertohet pranë lumit Shkumbin dhe do të ketë një gjatësi prej 1.7km zonë pedonale panoramike buzë Shkumbinit, hapësira rekreative e sportive dhe pas stadiumit Elbasan Arena, Elbasani do të shndërrohet për herë të parë në arenën e kompeticioneve ndërkombëtare motorike me AutomotoParkun e parë më të madh në Shqipëri.
Normalisti.com