Iu gjetën 860 mijë euro në makinë, Gjykata e Elbasanit jep vendimin për biznesmenin.

Djali i një biznesmeni u ndalua në hyrjen e kompanisë Kurum me 863 mijë euro cash në makinë, ndërsa më herët nuk i ishte bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. Nga kontrolli në mjetin e tij, Policia gjeti shumën e madhe të parave dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gjyqtari i Elbasanit Taulant Tava ka vendosur që të mos e ɗënojë të riun me 4 muaj buŕg për dy akuzat “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, i ka dhënë 6 muaj kohë të shlyejë 240 orë punë në komunitet, në Bashkinë e Tiranës. Biznesmeni qëndroi vetëm dy muaj në parabuŕgim kur u ndalua sepse falë një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh, u la i lirë nën masën “Detyrim paraqitje”.

Ndërkohë shuma prej 863 mijë eurosh është ende e sekuestruar, por dhe hetimet për të nën akuzën e “Pastrimit të veprës penale” pritet të pushohen pasi avokati i të dyshuarit ka dorëzuar në nisje të hetimeve një faturë bankare që provonte origjinën e parave. Edhe vetë biznesmeni u shpreh se paratë do t’i dorëzonte në kompaninë Kurum për të blerë hekur.