Infektohet me Covid drejtuesja e shërbimit social në Elbasan, karantinohet i gjithë stafi.

Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan rezulton pozitive me covid-19, per pasoje, është karantinuar i gjithë stafi i këtij institucioni deri në marrjen e tamponit të të gjithë punonjësve. Mësohet se shërbimi për qytetarët do të ndërpritet deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 4 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.