Sunday , November 27 2022

Gjendet zëvendësuesi i Jonuz, Vllaznia rikthen trajnerin më të cilin fitoi Superligën

Hysen Dedja është zyrtarisht trajneri i ri i klubit të Vllaznisë. 59-vjeçari është rikthyer pas 14 vitesh në klubin shkodran, me të cilët ka fituar edhe një titull në sezonin 1997-1998. Dedja do të zëvendësojë trajnerin nga Maqedonia e Veriut Mirsad Jonuz, i cili pak ditë më parë u largua për shkak të përsëritjeve të problemeve ekonomike.

Ai  ka drejtuar shumë klube në Kategorinë Superiore. Ekipi i fundit i tij, ishte Lushnja në sezonin 2017-2018, ku edhe skuadra myzeqare ra nga kategoria. Kujtojmë që para se të merrte drejtimin e Lushnjës, shkodrani ishte shkëputur për plot 8 vite nga bota e trajningut.

Advertisement