Në qytetin e Elbasanit janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte dy makina. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori” ku mësohet se është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”. Ndërkohë është djegur pjesërisht makina e parkuar pran ‘Volvo-s’, mjeti “Ford”. Nga raportimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të jo të qëllimshme.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale”, njofton policia.