Monday , October 3 2022

Po shëtiste me bicikletë/ Rrufeja godet për vdekje biznesmenin e famshëm në Itali

Një rrufe goditi për vdekje dy persona që po ecnin me biçiklete në një zonë malore të Italisë.

Njëri prej dy viktimave ishte drejtuesi i një biznesi të madh në Itali të panetoneve Baloco.

Ai ishte 56 vjeç, pronar dhe CEO i kompanisë së njohur të ëmbëlsirave qe u themelua nga gjyshi i tij në vitin 1927.

Një automobilist ka identifikuar trupat e tyre dhe për momentin nuk përjashtohet mundësia që dy çiklistët të jenë goditur nga rrufeja.

Alarmi ra në orën 14:00 dhe trupat e shpëtimit malor dhe helikopteri  shkuan në zonë pavarësisht stuhisë së fortë.

Ekipi shëndetësor ka nisur manovrat e reanimacionit, por çdo përpjekje ka qenë e kotë dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy çiklistëve.

Ndërkohë që autoritetet po hetojnë për rastin.

Pak më shumë se një muaj më parë kishte vdekur babai i Albertos, Aldo Balocco, i cili, duke filluar nga pastiçeri Fossano, kishte mundur të ndërtonte një gjigant në sektorin e panetones dhe biskotave. Kompania e famshme për “Bajamet” iu la djemve Alberto dhe Alessandra dhe sot ka një xhiro prej rreth 200 milionë euro në vit.

Top Channel