Më krenarë se asnjëherë! Shqiptarja Dua Lipa fiton dy çmimet e mëdha në eventin e rëndësishëm

Dua Lipa është një nga artistet më të suksesshme në botë. Këngëtarja me origjinë shqiptare po zhvillon karrierën e saj jashtë vendit dhe që në moshë të re ajo i është dedikuar artit duke numëruar tanimë dhjetëra hite në repertorin e saj muzikor.

Albumi i fundit që ajo ka publikuar titullohet ‘Future Nostalgia’ dhe ka kryesuar në listat muzikore këtë periudhë në ‘Mbretërinë e Bashkuar’, ndërsa së fundmi artistja ka arritur një tjetër sukses dhe na ka bërë të gjithëve krenarë.

Ajo ka arritur të rrëmbejë dy çmime në “Brit Awards”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte nominuar në tre kategori dhe prej tyre arriti të rrëmbente çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj “Future Nostalgia”.