Lajme të mira. Ky shtet ka mundur Covid-in përfundimisht! 0 raste të infektuarish

Covid 19 ka gjunjëzuar botën, ndërsa ka regjistruar shumë humbje jetësh dhe të infektuar. Ndonëse ka shtete që ende vùajnë nga rŗeziku që i kanoset nga virusi, ekziston edhe një shtet i cili ka mundur Covid-in, duke mos shënuar asnjë rast të infektuarish. Vendi i cili ka fituar betejën me pandeminë është Uellsi i Ri Jugor.

Ndërkohë roja i një hoteli i cili kishte udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, përhapi panik, ndërsa u mendua se mund të ketë përhapur llojin e ri të virusit. Mirëpo pas kryerjes së testimeve të komunitetit, u rezultuan 0 raste pozitive me Covid. Ndërkohë personi në fjalë, punonjës i hotelit u vaksinua me Pfizer.

Ndërkohë udhëheqësi i vendit ka përsëritur udhrin që edhe pse nuk ka asnjë rast pozitiv, qytetarët duhet të vaksinohen dhe kjo me vaksinën AstraZeneca.

Unë kam besim të plotë te vaksina dhe kam besim të plotë te ekspertët tanë të shëndetit. Sigurisht që nuk do ta kisha marrë nëse nuk do të kisha marrë siguri, por tani që e kam ndihem plotësisht e sigurt që vaksina të kryhet tek të gjithë qytetarët e vendit.

Burimi: dailymail.co.uk/Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA