Edhe pse tepër i rezervuar me jetën e tij private, “Në Kurthin e Piter Pan” u publikuan fotot e njerëzve më të dashur të gazetarit Drini Zeqo. E para ishte motra, për të cilën Drini tha se është dashuria e tij më e madhe, ndërsa më pas edhe nëna e babai i ndjerë, humbja e të cilit tha se ishte një moment shumë i vështirë në jetën e tij.
Alketa Vejsiu: Fotot nga jeta dhe albumet private të Drini Zeqos… flet shumë pak dhe je i rezervuar për jetën private. Drini Zeqo: Përgjithësisht po sepse nuk kam dashur ta ndaj në fakt me publikun. Mendoj që ndonjëherë është pak më mirë. Alketa Vejsiu: Këto sytë e bukur?
Drini Zeqo: Sytë e bukur janë të një vajze që unë e dua shumë. Mbase është dashuria më e madhe. Është motra ime Bora dhe e dua shumë. Bora është një personazh shumë ndryshe nga unë, shumë e tërhequr, nuk është njeri shumë i ekspozuar me mediat. Kam qenë unë që qëkur isha i vogël e mora këtë vëmendje dhe mbeti tek unë dhe të gjithë ma lanë projektorin drejtuar nga ana ime.
Këshilla e Drinit për të gjithë është që prindërit “duhet t’i shijojmë sa i kemi akoma, lum kush i ka dhe duhet t’i shijojmë.” Ndërsa në lidhje me humbjen e babait tha se “është një moment me të cilin secili duhet të përballet në jetë. Humbja e babit ka qenë një moment i vështirë. Unë kam qenë duke punuar për një projekt televiziv në ato moment dhe mu desh ta lija të kyçur ɗhimbjen dhe të vazhdoja përpara.”
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.