Rikthehen reshjet e shiut në vend. Nesër do të jenë në formën e shtrëngatave, erë e fortë në Elbasan

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare.

Në këto qarqe reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.