Mbetjet e rrezikshme/ Aksioni shtrihet edhe në Elbasan, ekzekutohen 8 masa sigurie

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për zbatimin e masave të sigurisë në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme. Bëhet me dije se aksioni është shtrirë edhe në Elbasan, ku janë ekzekutuar tetë masa sigurie.

Konkretisht janë ekzekutuar 6 masa për persona që kanë mbajtur detyrën e Drejtues sektori dhe 2 masa për dy administratorë për dy kompani.

Ndërkohë po vijojnë kontrollet për të lokalizuara disa persona të tjerë. Gjithashtu sipas informacioneve paraprake njoftohemi se në total janë rreth 64 masa që pritet të ekzekutohen