Foto e ditës/ Një akt solidariteti që përcolli mesazhin e paqes dhe harmonisë

Gjatë marshimit të paqes në Elbasan, një çast i thjeshtë u shndërrua në një mesazh të madh. Pikërisht në momentin kur Myftiu i Elbasanit po fliste, nisi shiu. Pa protokoll, pa zhurmë, pa hezitim ,prifti At Stavi Çipi iu afrua dhe i mbajti çadrën.

Një gjest i vogël në dukje, por me një peshë të jashtëzakonshme simbolike. Një akt që nuk kishte nevojë për fjalë, sepse fliste vetë: respekt, bashkëjetesë, solidaritet, njerëzi.

Nën të njëjtën çadër, dy besime, një mesazh i vetëm: paqja dhe harmonia janë më të forta se çdo dallim.

Një imazh që nuk përfaqëson vetëm një moment, por një vlerë , për Elbasanin, për Shqipërinë, për një shoqëri që di të qëndrojë bashkë.