‘Rilindja’ e gjimnazit ‘Dhaskal Todri’ në Elbasan, Rama: Do ketë klasa moderne për rreth 600 nxënës dhe salla pune për mësuesit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e gjimnazit ‘Dhaskal Todri’ në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim, do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë dhe terrene sportive.

Gjithashtu, do të ketë edhe salla pune për mësuesit.

 “Mirëmëngjes dhe me rilindjen e një gjimnazi emblemë si “Dhaskal Todri” në Elbasan, që po realizohet përmes një investimi që do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.