Mot i keq, ngrica në disa segmente rrugore në Qarkun e Elbasanit

Në qarkun Elbasan raportohet mot i lagësht, por situata paraqitet normale dhe pa probleme serioze.  Në zonat malore ka patur reshje dëbore.

Emergjencat Civile në bashkitë e qarkut konfirmojnë se nuk raportohen situata emergjente.

Akset rrugore nacionale e rurale, përveç vështirësive në qarkullim të ditës së djeshme deri rreth orës 17:00 në aksin Elbasan-Qafë Thanë, janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Në këtë aks gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe me prezencë akulli.

Temperatura të ulëta nën zero dhe si rrjedhojë dëborë e ngrica ka pasur në segmentin Borovë-Ura Çerenecit, i cili është kriposur nga autoritetet. Ndërkohë sa i takon furnizimit me energji elektrike nuk ka pasur probleme.