Merr flakë automjeti në aksin rrugor Elbasan – Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi të “Tunelit të Krrabës” duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, makina është mbuluar plotësisht nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke shmangur pasojat më të rënda.