Prej disa orësh, banorët e lagjes “Emin Mateaxhiu”, në rrugën “Besim Qorri” në Elbasan, kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një defekti në transformator, sipas të dhënave paraprake.
Situata është bërë edhe më problematike për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa banorët pritet ta presin ndërrimin e viteve pa energji elektrike, duke u përballur me vështirësi serioze, veçanërisht familjet me fëmijë të vegjël dhe të moshuar që nuk kanë mundësi ngrohjeje.
Sipas banorëve, mungesa e energjisë elektrike për disa orë radhazi në një natë të ftohtë përbën rrezik për shëndetin dhe sigurinë, duke shtuar shqetësimin në një moment që tradicionalisht duhet të jetë festë.
Ata u bëjnë thirrje instancave përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për riparimin e defektit, me shpresën që viti 2026 të mos i gjejë ende pa energji elektrike.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar mbi kohën e rikthimit të energjisë në zonë
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.