Elbasani përgatitet për natën më të madhe të vitit! Ja të ftuarit që do të ndezin festën


Më 31 Dhjetor, qyteti ndizet nga energjia, muzika dhe spektakli në Sheshin “Gensher”, për të pritur Vitin e Ri siç i ka hije Elbasanit!
Në skenë do të ngjiten disa nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare:
Ylli Baka, Marko & Toni Baka, Young Zerka, Orgito Dapa, Kelly, Petrit Vullkani, si edhe DJ Noian, të shoqëruar nga performancat dinamike të FutureSteps Dance Akademy.
Spektakli nis në ora 24:00, me një atmosferë festive, surpriza dhe ritme që do ta mbajnë sheshin zgjuar deri në orët e para të vitit të ri.
Një natë, një qytet, një festë e madhe!
Elbasani ju pret për të përjetuar emocionin e ndërrimit të viteve nën tingujt e muzikës dhe dritat e festës.