Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Policia e Elbasanit realizoi një sërë takimesh informuese dhe diskutimesh me nxënës, të rinj, përfaqësues të institucioneve vendore, organizatave partnere dhe strukturave që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës.
Gjatë këtyre aktiviteteteve u trajtuan format e dhunës me bazë gjinore, pasojat e saj, rëndësia e raportimit në kohë dhe mekanizmat e mbrojtjes që ofrojnë institucionet ligjzbatuese dhe partnerët socialë, me fokus të veçantë te ndërgjegjësimi për rreziqet dhe pasojat e dhunës digjitale.

Nxënës të gjimnazit “Vasil Kamami”, shpërndanë fiongo portokalli në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan si simbol të thirrjes për t’i thënë #STOP dhunës ndaj grave dhe vajzave. Nxënësit u informuan mbi format e dhunës digjitale, rëndësinë e raportimit dhe rolin e institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të viktimave.
Takimet gjithashtu përfshinë diskutime profesionale mbi ndikimin e dhunës digjitale, përvojat dhe sfidat reale, si dhe nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për një mjedis të sigurt fizik dhe digjital për të gjithë qytetarët.
Policia riafirmon angazhimin e saj për reagim të shpejtë dhe profesional, ndaj çdo rasti të dhunës me bazë gjinore dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet ligjzbatuese.
“Fund dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave” ASNJË JUSTIFIKIM!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.